Të dehur në timon/ Arrestohen 9 shoferë, pezullohen 65 leje drejtimi gjatë një jave në Tiranë
28/03/2023 14:20
Nëntë persona janë arrestuar dhe vënë nën hetim gjatë javës së kaluar, pasi janë kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
65 leje drejtimi janë pezulluar, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Janë ndëshkuar me masë administrative 613 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve. 283 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vija të bardha. 661 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mos vendosje të rripit të sigurimit.
Janë vendosur 317 masa administrative, për mos vendosje të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e moto mjeteve.
Top Channel