Enkelejd Alibeaj premtoi se Partia Demokratike do të marrë pjesë në zgjedhje, por mesa duket nuk e ka pasur shumë seriozisht. PD zyrtare  dështoi të dalë më 61  kandidatë, por trashëgimtari i Lulzim Bashës, kishte një arsye për këtë.

“Duhet te kishim po, 61 kandidat për zgjedhjet lokale,  por stërzgjatja e procesit gjyqësor e krijoi efektin e pasivitetit duke filluar nga unë i pari.”- tha Alibeaj.

Kjo është hera e parë në tre dekada që Partia Demokratike  nuk publikon listat e kandidatëve të dorëzuara në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Teksa po mbyllet 24 orëshi nga dorëzimi i listave Enkelejd Alibeaj është ende i paqartë sa kandidatë ka dorëzuar për 61 Bashki  apo sa do të qëndrojnë në garë duke ia lënë përgjegjësinë KQZ.

“Po, pra  janë rreth 20 kandidat  të depozituar, ne kemi beri gjithë procedurën tone, procedurat tani vijojnë në KQZ dhe KZAZ.“- tha Alibeaj.

Në konferencën për media, Alibeaj prezantoi kandidatin e tij për Tiranën Roland Bejko dhe kryesuesen e  listës së Këshillit Bashkiak Enriketa Papa, të vetmit kandidatë të prezantuar zyrtarisht deri tani nga PD zyrtare. Ajo që i bashkoi dy kandidatët ishte linja e fortë anti- Berishë.

“Sali Berisha nuk është i interesuar të fitojë mbi Edi Ramën ai është i interesuar të fitojë monopolin e  opozitës. Unë nuk mund të pranoj që e djathta të përfaqësohet nga individ që janë izoluar më shumë sesa Enver Hoxha.”– tha Bejko

“I kuptoj emocionet e zotit Bejko, për ti dhëne PD një fytyre larg kultit te individit dhe trashëgimisë se komunizmit.”- tha Enriketa Papa

Me shumicën e kandidatëve akoma në ilegalitet, grupimi që ka në dorën logon dhe vulën e partisë demokratike po shkon drejt fushatës elektorale pa mbledhur asnjëherë Këshillin Kombëtar, organin me të lartë  që sipas statutit merr vendimin final për kandidatët.

“Është i vërtetë konstatimi!”- u shpreh Alibeaj.

Mosmbledhja e Këshillit Kombëtar prodhoi efektin e menjëhershëm  në Korçë ku kandidati Gjergji Gjata u tërhoq nga gara në të njëjtën kohë kur Enkelejd Alibeaj fliste për shkeljen e këtij parashikimi statutor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA