“Kërcënime me vdekje”/ Pas gjithë urrejtjes ndaj Haileyt, Selena Gomez më në fund reagon

24/03/2023 17:12

Pavarësisht dramës së spekuluar të mediave sociale midis Selena Gomez dhe gruas së ish të dashurit Justin Bieber , Hailey Bieber, mesa duket nuk ka urrejte. 

Këngëtarja ka shkruar në Instagramin e saj në “story”, disa fjalë për Hailyn.

“Hailey Bieber kontaktoi me mua dhe më bëri të ditur se ajo ka marrë kërcënime me vdekje dhe shumë urrejtje negative,” shkroi ylli.

“Askush nuk duhet të përjetojë urrejtje ose bullizim”, tha 30 vjeçarja duke shtuar se ishte kundër.

Gomez shtoi: “Unë gjithmonë kam mbrojtur mirësinë dhe me të vërtetë dua që e gjithë kjo të ndalojë .”

Selena Gomez Spoke to Hailey Bieber After Model Received Death Threats 2

Treshja Selena, Justin dhe Hailey kanë qënë përherë në qendër të vëmendjes por së fundmi është shtuar akoma më shumë urrejtja ndaj Haileyt pasi interneti e akuzoi atë se po bullizonte Selenën. Kjo nisi nga një postim në Instagram i Kylie dhe Hailey, të cilat treguan vetullat e tyre pak çaste pasi Selena i postoi vetullat, ku sipas saj ishin bërë keq.

Kylie dhe Hailey kanë humbur shumë ndjekës ndërsa Selena ka fituar shumë, ku numëron mbi 400 milion në Instagram.

Top Channel