295 emigrantë janë shpëtuar mrekullisht në brigjet e Kalabrisë, pasi u pikasën nga rojet bregdetare të Italisë.
Emigrantët që po lundronin me varkë 90 milje larg brigjeve detare, u morën menjëherë pas afrimit në anijen e gardës bregdetare, duke i siguruar.
Imazhet e siguruara nga rojet bregdetare italiane tregojnë varkën e tyre duke lundruar në det të hapur.
Më shumë se 20,000 emigrantë kanë zbritur në brigjet e Italisë deri më tani këtë vit, krahasuar me rreth 6,000 në të njëjtën periudhë në vitin 2022 dhe 2021.
Tragjeditë në Kalabri nuk kanë qenë të pakta, ku më e fundit është shënuar ditët e fundit të muajit shkurt. Aty ku u përmbys një varkë, e cila shkaktoi dhjetëra viktima. Mbingarkesa e mjetit lundrues dhe deti i trazuar ka sjellë problematika, duke sjellë mbytjen e tij.
Forcat e policisë raportuan se në atë bord ndodheshin deri në 250 emigrantë, shumë prej tyre nga Pakistani, Afganistani dhe Sri Lanka.
Top Channel