Ngrënia e pak frutave të thata çdo ditë, redukton sëmundjet e zemrës me 25%; studimi (fotot)

22/03/2023 18:07

Studiues skandinavë thonë së fundmi se ngrënia e një mase të vogël farash apo fruta të thata çdo ditë mund të reduktojë sëmundjet e zemrës.

Sipas studimit të publikuar në revistën Food Nutrition Research ky zakon mund të reduktojë sëmundjet kardiovaskulare pa dalluar se cilat fruta apo fara duhet të konsumojmë, por pa llogaritur prezervuesit e dëmshëm që shpesh gjenden në produktet e perpunuara.

“Nëse hamë një dorë produktesh të tilla, pra rreth 30 gramë — kemi një reduktim prej 20% deri në 25% të rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare,” tha kreu i studimit Erik Kristoffer Arnesen, i departamentit të ushqimit në universitetit të Oslo.

“Kjo pasi të rriturit në vendet nordikë hanë mesatarisht 4-5 gramë fruta të thata në ditë, ose nuk hanë fare”, shton ai.

Studiuesit thonin se nuk ka rëndësi se cilat fara apo kokrra konsumohen, edhe pse kryesisht bajamet, arrat dhe stikat dukej se ishin më të mira për uljen e kolesterolit.

“Frutat e thata kanë avantazhe në uljen e kolesterolit në gjak, që është i rëndësishëm në parandalimin e yndyrnave në arteriet”, shpjegon Arnesen. “Kjo aterosklerozë, siç quhet dukuria, është nga faktorët e rrezikshëm për atakët kardiakë”, shtoi ai.

Në studim morën pjesë 1.8 milionë pjesemarrës, teksa u zbulua se frutat e thata ulnin lipidet në gjak, to nuk preknin tensionin e gjakut, ndërsa nuk mund të provohej nëse kishin të bënin me sheqerin në gjak, sipas studimit.

Edhe sipas rrjetit Mayo Clinic, frutat e thata të papërpunuara janë një burim i mirë proteinash dhe substancash mbrojtëse për zemrën prandaj duhet të jenë pjesë e dietës së përjavshme për zemrën.

Zbulimet përputhen me ato të dietës mesdhetare, e cila është shpallur më e mira për vitin  2023 për sëmundjet e zemrës dhe ato kronike, sipas studimeve të mëparshme.

Dieta mesdhetare përfshin ngrënien e perimeve të gjelbra, frutave, peshkut, ullinjve e frutave të thata.

FOTO GALERI
1/3
Ky zakon mund të reduktojë sëmundjet kardiovaskulare pa dalluar se cilat fruta apo fara duhet të konsumojmë, por pa llogaritur prezervuesit e dëmshëm

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA