Goditja e radhës për Brad Pitt, vajza 18-vjeçare Vivienne kërkon të heqë mbiemrin e tij
Lewis Hamilton nuk po e fsheh më afrimitetin me Kim Kardashian. Piloti i Ferrarit ka ndarë në Instagram një seri fotosh nga pushimet e tij verore në Hawaii, duke zgjedhur si përshkrim vetëm dy fjalë: “Foto jashtë”.
Mes pamjeve të publikuara, vëmendjen më të madhe e ka marrë një fotografi ku Hamilton dhe Kim Kardashian shfaqen të përqafuar në plazh, pranë detit. Piloti shihet duke mbajtur në krahë yllin amerikan, në një moment që ka nxitur edhe më shumë spekulimet për marrëdhënien mes tyre.

Por albumi i Hamilton nuk përmban vetëm momente romantike. Pushimet tropikale janë shoqëruar edhe me aktivitete të ndryshme në natyrë dhe momente relaksi me miqtë.

Në një prej fotove, 41-vjeçari shihet me dërrasën e sërfit nën sqetull, përpara valëve, ndërsa në një tjetër pozon me veshje për paintball pranë Kardashian. Dyshja është fotografuar gjithashtu duke kaluar kohë me miqtë, duke luajtur letra dhe duke shijuar ditët larg pistave të Formula 1.

Fotot japin një pamje më të çlirët të jetës së Hamilton gjatë pushimeve, ndërsa afrimiteti i tij me Kim Kardashian vazhdon të tërheqë vëmendjen e fansave dhe mediave.

Top Channel