Hamilton dhe Kim Kardashian shijojnë pushimet tropikale, përqafime në plazh dhe momente relaksi
Dua Lipa festoi ditëlindjen e saj të 31-të, disa muaj pas martesës me aktorin britanik Calum Turner.
Mes urimeve të shumta që këngëtarja mori në këtë ditë të veçantë ishte edhe ai i nënës së saj, Anesha Lipa, e cila zgjodhi ta urojë përmes një fotografie të papublikuar më parë nga festimet e dasmës së saj.
Nëna e këngëtares ndau në Instagram një foto ku shfaqet përkrah vajzës së saj gjatë festimeve të dasmës në Siçili. Në imazh, Dua Lipa shihet me një fustan të shkurtër, të argjendtë dhe me shkëlqim, të kombinuar me çizme deri në gju dhe një vello nusërie. Në duar ajo mban një buqetë me lule të bardha.
Pranë saj pozon Anesha Lipa, e cila për këtë rast kishte zgjedhur një fustan të shkurtër të zi dhe çizme të zeza kauboj.
Fotografia zbuloi një tjetër pamje të nuses Dua Lipa, e cila gjatë festimeve disa-ditore të martesës me Calum Turner kishte zgjedhur disa veshje të ndryshme, ndërsa çifti kishte vendosur ta mbante ceremoninë dhe pjesën më të madhe të festimeve larg vëmendjes së publikut.
Në mbishkrimin e fotos, nëna e Duas i uroi vajzës së saj 31-vjetorin dhe shprehu krenarinë për gruan që është bërë dhe gjithçka që ka arritur gjatë karrierës së saj.
“Jam shumë krenare për atë që je dhe për gjithçka që je bërë. Jeta të shpërbleftë për gjithë dashurinë, mirësinë dhe lumturinë që ofron. Ky kapitull sjell arsye të panumërta për të buzëqeshur dhe momente të paharrueshme. Ti meriton gjithë dashurinë dhe gëzimin e kësaj bote! Të dua!”, shkroi ajo.
Në fund të mesazhit, Anesha shprehu edhe një herë dashurinë e saj për vajzën, duke e bërë urimin edhe më të veçantë.
Postimi tërhoqi vëmendjen e fansave të Dua Lipës, jo vetëm për shkak të ditëlindjes së këngëtares, por edhe sepse ofroi një tjetër pamje nga dasma e saj me Calum Turner, një event që çifti ka preferuar ta mbajë kryesisht larg syrit të publikut.
Top Channel