U gjetën emigrantë të paligjshëm në makinat e tyre, në ndjekje penale dy persona në Korçë, një i arrestuar

21/03/2023 12:26

Dy persona janë në ndjekje penale pasi në makinën përkatëse, që drejtonte secili prej tyre, u gjetën të fshehur emigrantë të paligjshëm.

29 vjeçari M. C., banues në fshatin Porodinë, Korçë dhe A. B., 27 vjeç, banues në fshatin Dishnicë, Korçë, iu gjetën gjithsej 4 emigrantë, të cilët dyshohet se janë ndihmuar me qëllim kalimin e kufirit, ilegalisht.

Një 43 vjeçar është arrestuar në Korçë pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Shoferi E. H., banues në fshatin Zëmblak, Maliq, u kap në afërsi të kryqëzimit të fshatit Miras, Devoll.

Gjithashtu në Pogradec është në ndjekje penale një 21 vjeçar.  A. T., duke drejtuar automjetin në lagjen nr. 1, Pogradec, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të ndaluar.

Policia bën të ditur se në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, në të cilën pretendohet se një i moshuar kishte dhunuar një të moshuar dhe të verbër, menjëherë pas publikimit të pamjeve, kanë kryer veprimet procedurale për këtë rast dhe kanë referuar materialet në Prokurori e cila urdhëroi procedimin në gjendje të lirë për 62 vjeçarin P. L., banues në Pogradec, për veprën penale “Kanosja”.

Sipas policisë, materialet procedurale i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.

“DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen penalisht 4 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. -Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin E. H., 43 vjeç, banues në fshatin Zëmblak, Maliq, pasi në afërsi të kryqëzimit të fshatit Miras, Devoll, u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. -Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. C., 29 vjeç, banues në fshatin Porodinë, Korçë dhe A. B., 27 vjeç, banues në fshatin Dishnicë, Korçë, pasi gjatë kontrolleve të ushtuara nga shërbimet e Policisë Kufitare të Kapshticës, në automjetin përkatës që drejtonte secili nga këta shtetas, u gjetën të fshehur gjithsej 4 emigrantë, të cilët dyshohet se ishin ndihmuar nga shtetasit e proceduar, me qëllim kalimin e kufirit, ilegalisht. -Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. T., 21 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, ky shtetas duke drejtuar automjetin, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të ndaluar. Materialet procedurale i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme”, sipas njoftimit të policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA