“Po kërkon një medalje olimpike”, Taylor Swift mahnit fansat me zhytjen në skenë teksa performon

21/03/2023 13:59

Taylor Swift nisi turneun e saj të shumëpritur Eras gjatë fundjavës në Arizona. 

Por nuk ishte vetëm seti i gjatë prej 44 këngësh i Taylor Swift që mahniti fansat, pasi ylli solli teatër në shfaqje. Këngëtarja 33 vjeç, bëri një zhytje fillimisht nga skena gjatë shfaqes, duke dalë nga një boshllëk në dysheme.

Duke u zhdukur në mënyrën më ekstravagante, Taylor la fansat në audiencë të mahnitur teksa nuk hezitonin ta ndanin momentin në mediat sociale. Një fans madje bëri shaka se ylli tani po shpresonte për një ‘medalje olimpike’. Taylor performoi në Arizona të premten dhe të shtunën për dy shfaqjet e para të turneut – me shumë anëtarë të audiencës që kapnin zhytjen në kamera.

E veshur me një fustan të rrjedhshëm jeshil, ylli i pop-it ndërsa bën zhytjen, rishfaqet për të kënduar këngën hit nga albumi i saj Midnights.

@sokhitalison17

Taylor Swift jump and swim under the stage | The Eras Tour 💚

♬ original sound – Sokhit Kheang


 

“Përveç të qenit një fituese 12 herë Grammy, një mjeke, një regjisore, një nga kompozitorët më të njohur të industrisë muzikore dhe duke pasur një karrierë rekord në art, Taylor Swift tani është në kërkim për medalje olimpike”, tha një tjetër fans.

Turneu i shumëpritur i Taylor nuk ka publikuar ende datat ndërkombëtare, por do të përfundojë në SHBA më 9 gusht në Los Angeles.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel