Rupert Murdoch martohet për herë të pestë në moshën 92-vjeçare

20/03/2023 16:30

Manjati mediatik Rupert Murdoch, 92 vjeç dhe ka njoftuar fejesën e tij me partneren e tij Ann Lesley Smith, 66 vjeç, me të cilën u takua në shtator në një event në Kaliforni.

“Kisha frikë të dashurohesha – por e dija se kjo do të ishte e fundit. Më mirë të jetë. Jam i lumtur”, tha biznesmeni për NewYork Post.

Ai u nda me gruan e katërt Jerry Hall vitin e kaluar. Murdoch, i cili ka gjashtë fëmijë nga tre martesat e tij të para, shtoi: “Ne të dy po presim me padurim të kalojmë gjysmën e dytë të jetës sonë së bashku”.

Murdoch ishte i martuar më parë me stjuardesa australiane Patricia Booker, gazetarja me origjinë skoceze Anna Mann dhe sipërmarrësja me origjinë kineze Wendi Deng.

Murdoch shtoi se ai i propozoi zonjës Smith në ditën e Shën Patrikut, duke thënë se kishte qenë shumë nervoz.

Bashkëshorti i ndjerë i zonjës Smith ishte Chester Smith, këngëtar.

“Për ne të dy është një dhuratë nga Zoti”, tha ajo për New York Post.

Dasma do të bëhet në fund të verës dhe çifti do të kalojë kohën mes Kalifornisë, Montanës, Nju Jorkut dhe Britanisë së Madhe.

 

Top Channel