Georgina Rodriguez zbulon lajmin e trishtë: Pësova tre aborte para vdekjes së djalit

20/03/2023 10:54

Partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez ka zbuluar së fundmi se ka pësuar tre aborte para humbjes shkatërruese të djalit të saj të porsalindur Angel.

Rrëfimin prekës modelja e bëri në sezonin e dytë të dokumentarit të saj në Netflix, sipas faqes spanjolle të lajmeve El Espanol.

Kisha shumë frikë në çdo ultratinguj para lindjes së binjakëve, ndihesha shumë e tensionuar sepse kisha pasur tre aborte të mëparshme dhe kthehesha në shtëpi copë-copë”- është shprehur 29-vjeçarja.

Po ashtu ajo ajo zbuloi se nuk u tha menjëherë fëmijëve të saj se djali Angel nuk mbijetoi, por u tha atyre se do të lindte më vonë se motra e tij.

Meqë ende kisha bark, u thashë se Angel do të priste akoma pak për të lindur. Derisa Cristiano u tha atyre se Angel ishte në parajsë. Kjo ishte një dozë realiteti.”- ka treguar Georgina.

Netflix ka njoftuar së fundmi se pjesa e dytë i “I am Georgina” për jetën e influencueses dhe partneres së Cristiano Ronaldos, do të ketë premierën më 24 mars. “I am Georgina 2” shënon rikthimin në ekran të modeles, nënës dhe biznesmenes, e cila këtë herë do të tregojë për jetën në Jaca, ku është rritur si fëmijë e deri në pjesëmarrjen në “Grammy Latine”.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel