Tre persona janë plagosur nga shpërthimi i një granate të vjetër teksa punonin tokën e tyre.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Karkavec të Prrenjasit ndërsa të plagosur janë Olsi Elezi 45 vjeç, Yllka Bishtogu 61 vjeçe dhe Viturie Bishtogu 58 vjeçe. Për shkak të plagëve të marra, të plagosurit janë dërguar në spitalin e Elbasanit.

Dy gratë, të cilat janë në gjendje më të rëndë janë nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Janë ende të paqarta rrethanat se si një granatë e pashpërthyer ndodhej në një tokë bujqësore ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

“Po punonim me katër veta, nuk e di se si plasi”, tha banori i plagosur për mediat, ndërsa është i fashuar në këmbë.

Policia thotë  se dyshimet janë për një granatë të vjetër e mbetur e pashpërthyer.  Në momentin e shpërthimit familjarë të tjerë janë gjendur pranë, por fatmirësisht nuk kanë marrë dëmtime.

Librazhd/Informacion paraprak

Në fshatin Kakavec, bashkia Prrenjas, rreth orës 12:00, shtetasi O. E. dhe shtetaset Y. B. dhe D. B., duke punuar tokën me bel, aksidentalisht ka shpërthyer dyshohet një granatë e vjetër dhe për pasojë, këta shtetas janë plagosur në gjymtyrët e poshtme, janë transportuar menjëherë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në momentin e shpërthimit të granatës, kanë qenë duke punuar edhe 2 vëllezërit, bashkëshortët e shtetaseve të mësipërme, të cilët nuk kanë pësuar dëmtime. Grupi hetimor vijon punën në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

FOTO GALERI
8/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA