“Operacioni i shtrirë për disa muaj”, gazetari Veliu: 300 mijë euro për të sulmuar Vlora Hysenin
24/09/2026 11:32
Gazetari Muhamed Veliu deklaroi se Vlora Hyseni, që prej marrjes së drejtimit të SHISH në prill 2023, ka qenë, sipas tij, drejtuesja e një shërbimi sekret më e sulmuar në Ballkan.
Ai pretendoi se një media online është paguar 300 mijë euro për të sulmuar dhe denigruar Hysenin dhe se ndaj saj është zhvilluar një operacion që ka zgjatur me javë.
Sipas Veliut, zhvillimet e fundit janë kulmi i një përpjekjeje të gjatë kundër ish-drejtueses së SHISH. Pretendimi për pagesën prej 300 mijë eurosh u bë prej gazetarit në studio.
Top Channel