“Grushti i Hekurt” bashkon boksierët më të mirë shqiptar në një mbrëmje të madhe, që do të zhvillohet sot në sallën e lojërave “Feti Borova”.

Nga ora 17:00 të gjithë do të kenë mundësi të shohin të gjithë boksierët më të mirë shqiptarë në 9 përballje të mëdha.

Senad Drini, Armando Grishaj, Arjon Kajoshi, Krenar Zeneli, Denis Nurja, Ardit Murja, Alban Bermeta, Alban Beqiri dhe Nelson Hysa kanë si qëllim që të ngrenë lart flamurin kuqezi, ndaj kundërshtarëve të huaj.
Pasditen e së enjtes, u kryen dhe peshimet zyrtare, me sportistët që pozuan përballë njëri-tjetrit. Pas peshimeve sportistët dhe promotorët dolën në një konferencë për shtyp për të treguar divka më tepër rreth këtij eventi që është më i madhi i organizuar ndonjëherë në vendin tonë.

Nelson Hysa do të përmbyllë mbrëmjen e së premtes. Boksieri shkodran do të ndeshet me afrikanin Vikapita Meroro, të cilit i dha një sinjal të qartë, pasi ky i fundit tha se Hysa nuk do të ketë mundësi që të kthehet në shtëpi me brezin e UBO-së për peshat e rënda.

Alban Beqiri do të ndeshet me Vasile Negara, megjithatë 28-vjeçari tregohet i matur duke thënë se do të jetë një ndeshje e fortë, edhe pse nuk e fsheh dëshirën për të triumfuar me “knock out”.

Të gjithë shqiptarët do të kenë muindësinë të ndjekin eventin “Grushti i Hekurt” dtrejtpërdrejë dhe ekskluzivisht në kanalet supersport të platformës digitalb duke filluar nga ora 19:00.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA