Flamingot janë rikthyer.

Ndalesa e tyre në liqenin e Ohrit nuk është një fenomen i zakonshëm por prej 6 vitesh përveç lagunës së Nartës dhe Karavastasë shpendët janë parë edhe në liqenin e Ohrit kryesisht në stinën e vjeshtës.

Ndërsa këtë fillim pranvere 4 shpendë janë rikthyer në Pogradec çka duket se lidhet me tërheqjen e ujërave të liqenit që krijon edhe kushte të përshtatshme për qëndrimin e përkohshëm të tyre.

Vjeshtën e kaluar 20 flamingo ndaluan në ujërat e liqenit të Ohrit por për shkak të kushteve atmosferike dhe temperaturave ende të ulëta pritet që ata të qëndrojnë vetëm për pak ditë.

Top Channel