Shqiptari i famshëm në Tik Tok, Aleks Visha është personi të cilit iu bllokua makina, pasi po qarkullonte me 305 km/h në tunelin e Kalimashit.

Visha videon gjatë ecjes me shpejtësi të madhe e ka publikuar edhe në rrjete sociale.

Pas publikimit të videos policia e ka identifikuar në bazë të pamjeve filmike dhe e ka shoqëruar në Komisariat.

Ndaj tij u mor masa administrative 100 000 lekë të reja, ndërsa po ashtu iu bllokua “Lamborghini”.

”Nuk kam qenë unë drejtues mjeti në videon që është publikuar”, është shkruar në fletën e gjobës.

Aleks Visha konsiderohet edhe si “mbreti” i “Tik Tok” nga mijëra personat që e ndjekin në këtë rrjete sociale.

@n0.name33 #cllevioserbiano44 #aleksvisha #cllevioserbiano #cllevio #noizy #stresi ♬ original sound – Noname

FOTO GALERI
2/7

Top Channel