Këtë të enjte ka nisur rimbursimi i fishave për matjen e glicemisë për të moshuarit mbi 65 vjeç.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu tha se janë mbi 50 mijë qytetarë që përfitojnë fishat e diabetit me rimbursim.
“Për këtë grupmoshë janë mbi 50 mijë qytetarë që përfitojnë fishat e diabetit me rimbursim. Që nga data 27 shkurt dhe deri tani janë mbi 12 mijë të moshuarit të cilët janë paraqitur pranë mjekut të familjes dhe kanë përfituar fishat e diabetit nëpërmjet sistemit të rimbursimit. Jam e bindur që sa më shumë ditë të kalojnë do të plotësohet e gjithë fasha +65 vjeç, pra do të vijnë pranë mjekut të familjes, për të përfituar fishat e rimbursimit falas”,- tha Ministrja Manastirliu.
Pacientët me diabet përfitojnë trajtimin e plotë falas, me një financim të barnave me rimbursim në vlerën 2.2 miliard lekë/vit.
Rimbursimi i fishave të diabetit nisi për grupmoshën 0-18 vjeç në 2018. Me pas u zgjerua edhe për të rinjtë deri 25 vjeç.
Nga 27 Shkurti 2023 fishat për matjen e glicemisë përfitohen në të gjitha farmacitë e rrjetit të hapur me kontrate me FSDKSH, ku përveç kategorisë 0-25 vjeç, tashmë përfitojnë dhe të moshuarit +65 vjeç.
Top Channel