Autoritetet amerikane morën masa urgjente për të mbështetur sistemin bankar pasi Silicon Valley Bank dhe Signature Bank u mbyllën.
Qytetarët dhe bizneset u gjendën të papërgatitur për situatën e krijuar, pasi paratë e tyre ndodheshin ende në banka. Por qeveria qetësoi situatën duke deklaruar se ata do të jenë në gjendje të përdorin paratë që i përkasin.
Presidenti Joe Biden premtoi se do të mbajë plotësisht përgjegjës ata që janë shkaktuan këtë rrëmujë ekonomike.
Banka SVB e specializuar në kreditimin e kompanive të teknologjisë, u mbyll nga rregullatorët që konfiskuan asetet e saj të premten. Ky ishte dështimi më i madh i një banke amerikane që nga kriza financiare në vitin 2008.
Një deklaratë nga Thesari i SHBA, Rezerva Federale dhe Korporata Federale e Sigurimit të Depozitave (FDIC) tha se depozituesit do të mbroheshin plotësisht. Tatimpaguesi nuk do të pësojnë asnjë humbje nga lëvizja.
Në deklaratën e përbashkët të autoriteteve thuhet se “Sistemi bankar i SHBA mbetet elastik dhe mbi një themel të fortë, kryesisht për shkak të reformave që u bënë pas krizës financiare që siguruan mbrojtje më të mira për industrinë bankare.
Ato reforma të kombinuara me veprimet e sotme tregojnë përkushtimin për të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të siguruar që kursimet e depozituesve të mbeten të sigurta”.
Si pjesë e lëvizjeve të bankave për të rivendosur besimin, rregullatorët zbuluan një mënyrë të re për t’u dhënë bankave akses në fondet e urgjencës.
Rezerva Federale tha se do të ofrojë ndihmë përmes një Programi të ri të financimit me afat bankar, duke e bërë më të lehtë për bankat të marrin hua prej tij gjatë krizës që po përballen.
Banka SVB ishte partneri bankar për gati gjysmën e kompanive të teknologjisë dhe kujdesit shëndetësor të mbështetur nga sipërmarrjet amerikane që u listuan në tregjet e aksioneve vitin e kaluar.
Top Channel