Andrea Sako 66-vjeçari nga fshati Povelçë e Fierit ushtron prej gati 50 vjetësh profesionin e tornitorit.

Ishte 19 vjeç kur mbaroj shkollën profesionale në ish qytetin “Stalin” dhe u caktua të punonte si tornitor në Uzinën Mekanike ne Fier.

Atëherë punohej me tre turne dhe Andreas i duhej të përshkonte 20 km me biçikletë në shi e në diell, për t’u paraqitur në vendin e punës.

Pas kryerjes së shërbimit ushtarak fillon punë në ofiçinën e fshatit Povelçë për të mos u shkëputur më nga profesioni i tornitorit për gati gjysmë shekulli.

Pas viteve ’90 “Usta Andrea”, siç e thërrasin banorët e zonës, privatizoi një pjesë të repartit të tornerisë dhe tornon që e kishte montuar vetë në këtë ofiçinë.

Fermerët dhe bujqit e zonës gjejnë zgjidhje në ofiçinën e Andreas për problemet që kanë me makineritë bujqësore.

Edhe pse në pension Andrea shkon çdo ditë në ofiçinën e tij. Edhe pse punët janë të pakta ai ka vendosur që të mos heqë dorë kurrë nga profesioni, që ushtroi një jetë të tërë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA