Një aksident rrugor me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan–Peqin, në vendin e quajtur “Paraburgimi”.

Një automjet tip “BYD”, me targa AC 501 AE, me drejtues shtetasin F.Q., i datëlindjes 1979 dhe banues në Papër, ka përplasur një këmbësore rreth 60 vjeçe. Si pasojë e përplasjes, këmbësorja ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Informacion paraprak i policisë

Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Bradashesh-Peqin”, automjeti me drejtues shtetasin F. Q., 47 vjeç, banues në Papër, ka aksidentuar një shtetase këmbësore, rreth 60 vjeçe, ende e paidentifikuar, e cila, si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për përcaktimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit, si dhe për identifikimin e shtetases që ka humbur jetën.

Top Channel