Libofsha e Fierit ka 15 kisha.
At Rafael Rredhi tregon se kanë qenë banorët e zonës që edhe gjatë regjimit komunist i ruajtën me fanatizëm, dhe në fshehtësi u kujdesën për ikonat, afresket dhe të gjitha objektet brenda kishave.
Tefta Deda, e bija e kujdestarit të kishave Rrapi Saqellari tregon se babai i saj nuk kishte besim tek asnjë njeri për ruajtjen e kishave.
“Babai i vendoste çelësat në vend të sigurt dhe asnjë nga ne fëmijët nuk i dinim se ku ishin, ishin çelësa shumë të mëdhenj dhe të rëndë. Nuk kishte besim tek asnjë njeri përveç vetes së tij. Çdo njeri i autorizuar që vinte për të vizituar kishat i shoqëronte vetë dhe nuk lejonte që të preknin asgjë me dorë apo të fotografonin”, tha ajo.
Kisha e Shën Gjergjit është monument kulture 247 vjeçare me arkitekturë, afreske mahnitëse të artistëve korçarë të shekullit të 18-të, Kostandin dhe Terpo Zografi.
Më tej Ardenica, e njohur ndryshe si monarku shpirtëror i Myzeqesë, shumë pranë
Libofshës dhe poshtë tij vijnë kishat e Shën Kollit, Shën Gjergjit, Shën Kozmai, Shën Maria, dhe gjithë kishat e tjera për ruajtjen e të cilave e ka meritën komuniteti.
Top Channel