Fëmija mbetet pa regjistruar/ Lindi në bashkëjetesë, ndërsa nëna nuk ishte divorcuar ende

12/03/2023 12:07

Aria është 10 muajshe, por nuk figuron si qytetare e Shqipërisë, pasi nuk është regjistruar në gjendjen civile.

Kjo, pasi Aria ka lindur në një situatë të pazakontë në familjen e saj. Prej 5 vitesh mamaja e saj Esmeralda Alushi është në një proces divorci që zgjat pafund, por vogëlushja erdhi në jetë nga bashkëjetesë e prindërve të saj biologjikë.

Prej tre vitesh kjo zgjidhje martese qëndron në sirtarët e Gjykatës së Apelit Tiranë. Edhe pse gjykatës i është kërkuar të përshpejtojë procesin për shkak edhe të rrethanave të veçanta si lindja e një fëmije, ende dosja nuk është marrë në shqyrtim.

“Ikën një gjyqtar vjen një gjyqtar dhe asgjë, duam vetëm të regjistrojmë fëmijën”, tha babai i Arias.

Neni 180 i Kodit të Familjes, ligji 9062 parashikon që fëmijët e lindur në një martesë (kur kjo ende nuk ka përfunduar) regjistrohen në atësi të bashkëshortit të ligjshëm të nënës, por gjithashtu fëmijët e lindur deri 300 ditë pas divorcit sërish regjistrohen në atësi të të ish bashkëshortit. Kjo ka bërë që çifte e krijuara pas një divorci të përfshihen në procese të tjera gjyqësore për regjistrimin e fëmijëve të tyre.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA