“Disa mendojnë se jam e çmendur”, e reja lë shkollën dhe i bashkohet luftës në Ukrainë

09/03/2023 13:41

Një vajzë është kthyer në vendlindjen e saj në Ukrainë për të luftuar kundër rusëve së bashku me babanë e saj.

Ndërsa miliona njerëz u larguan nga vendi, Anna Reznik u kthye në qytetin e lindjes Kharkiv, një objektiv prej kohësh i banditëve të Vladimir Putinit, shkruajnë mediat e huaja.

25-vjeçarja iu bashkua Brigadës 127 të qytetit, në të cilën babai i saj, Ihor 49 vjeç, është komandant dhe mësoi se si të përdorte pushkët dhe një pistoletë.

Atë mund ta takosh në një bunker nëntokësor jashtë qytetit verior të goditur nga bombat.

Ndërsa pozicionet e tyre të vijës së pare, të bombarduara nga dronët kamikazë janë disa qindra metra larg kufirit rus.

Anna, e cila kaloi dy vjet në Kolegjin Lancing në Ëest Sussex,  Angli, e diplomuar në vitin 2017 tha: “Ishte e frikshme të kthehesha, por sapo vendosa, nuk ndjeja më frikë”.

“Sapo arrita këtu, kuptova se këtu duhej të isha. Kjo është një kohë kaq historike për vendin tim dhe po ndodhte në qytetin tim të lindjes”, tha ajo.

Anna ishte duke studiuar për një diplomë në Universitetin Amerikan të Parisit kur Rusia filloi agresionin 13 muaj më parë.

Nëna e saj dhe tre vëllezërit e motrat u larguan nga Ukraina për t’u bashkuar me miqtë në Francën jugore, ndërsa ajo dhe babai i saj u regjistruan për të luftuar.

Anna, e cila i ka mbijetuar një sulmi me tank rus, tha:Disa njerëz mendojnë se jam e çmendur.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA