Ten Hag “harron” humbjen 7-0 dhe rikthehet nga merkato

07/03/2023 22:55

Disfata përballë Liverpool, me rezultatin 7-0 ka lënë shije të hidhur te Manchester United dhe tani kërkohet kthesa, sepse në fund nuk do të ketë më vend për justifikime.

Përpos këtij momenti, në shtëpinë e United po diskutohet edhe për merkaton e verës, pasi pritet të ketë ndryshime, si në derën dalëse ashtu edhe në atë hyrëse.

Mediet britanike kanë raportuar në ditët e fundit se Erik ten Hag u ka bërë me dije dëshirën për të transferuar në “Old Trafford” sulmuesin e Totteenham, Harry Kane.

Por, asgjë nuk është e lehtë dhe këtë e di mjaft mirë edhe trajneri holandez, i cili në vetvete ka një “Plan B’” dhe ai është sulmuesi i ish-skuadrës së tij Ajax, Mohammed Kudus.

Ganezi po luan sezonin e tij të tretë në Amsterdam dhe numrat e këtij sezoni janë vërtet mbresëlënës, me Kudus i cili ka luajtur 34 ndeshje dhe ka shënuar 17 gola.

Një formë e cila ka tërhequr vëmendjen e disa prej skuadrave të mëdha europiane dhe tani te Ajax janë bërë gati për të dëgjuar ofertat sepse interesimi për shërbimet e 22-vjeçarit kanë nisur.

Trajneri holandez e njeh shumë mirë sepse edhe ka punuar me të dhe ka besim te aftësitë e tij. Tashmë, detyra parësore e drejtuesve të Manchester United është që të kuptojnë realisht shanset e tyre për transferimin e sulmuesit të Tottenham, Kane, pasi Erik ten Hag kërkon që deri në verë t’i ketë idetë e qarta, sepse ai kërkon me patjetër një sulmues.

Mohammed Kudus ka një kontratë aktuale e cila skadon në verën e vitit 2025 dhe vlera e kartonit të tij llogaritet afro 35 milionë euro, e cila mund të rritet deri në merkaton e verës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA