Humb jetën futbollisti në Bregun e Fildishtë, reagon Drogba

06/03/2023 17:20

Futbolli i Bregut të Fildishtë në zi. Moustapha Sylla, mbrojtësi 21-vjeçar që luante për Real Racing Abidjan, është ndarë nga jeta gjatë natës.

Futbollisti shfaqi probleme gjatë ndeshjes së kampionatit kundër SOL FC, e zhvilluar të dielën e 5 marsit në stadiumin “Robert Champroux”.

Federata e Futbollit të Bregut të Fildishtë ka shprehur ngushëllimet për vdekjen tragjike të futbollistit të ri, duke sqaruar dinamikën që çoi në këtë humbje të rëndë.

“Presidenti i Federatës së Futbollit të Fildishtë dhe Komiteti Ekzekutiv i tij me keqardhje njoftojnë vdekjen e lojtarit SYLLA MOUSTAPHA, mbrojtësi i majtë i Racing Club d’Abidjan. Ngjarja ndodhi të dielën, më 5 mars 2023, pasi u rrëzua në fushën e stadiumit “Robert Champroux”, gjatë ndeshjes së javës së 20-të të Ligue 1.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA