Messi nderon shokët e kombëtares, një dhuratë speciale për këdo që ishte në Katar

02/03/2023 14:41

Lionel Messi dhe Argjentina triumfuan në Katar teksa kombëtarja “albiceleste” nën udhëheqjen e “pleshtit” u shpall për herë të tretë në historinë e saj, Kampione e Botës.

Festa në popullin argjentinas si dhe në skuadrën e drejtuar nga trajneri Lionel Scaloni ishte e jashtëzakonshme duke qenë se e ndiqni një trofe kaq prestigjioz prej shumë vitesh, i fundit ai me Diego Armando Maradonën në vitin 1986.

Ndërkohë, për të rikthyer edhe një herë atmosferën festive në kampin e Argjentinës, mendon Lionel Messi.

Kapiteni i ka dhuruar të gjithë grupit të futbollistëve që ishin në Katar nga një Iphone të cilët janë të dizenjuar me ar 24-karatsh.

Një dhuratë e cila prek shifrën e 175.000 dollarëve teksa secili Iphone mban numrin dhe emrin e futbollistëve te kombëtares.

Top Channel