“Nuk do t’i fikni kurrë dritat në San Siro”, ultrasit e Interit sfidojnë projektin e stadiumit të ri
‘Është shumë e vështirë të shpjegohen emocionet që ndjej këtu në San Siro me tifozët milanistë. Është një ditë speciale për mua’-kështu u shprej Ricardo Kaka’ për Dazn teksa komentoi hyrjen e tij zyrtare në Hall of Fame të Milanit, përkrah legjendave të tjerë kuqezinj si Franco Baresi, Filipp Inzaghi, Marco Van Basten, Ruud Gullit, Carlo Ancelotti dhe Andrij Shevchenko.
Emri i ukrainasit kthehet në aktualitet me një kor të tifozëve që sipas Kaka, do ta meritonte një futbollist i Milanit aktual. ‘Kur shoh Pulisic mendoj atë kor-tha braziliani që iu referua frazës ‘Nuk është brazilian, por…’ që është kori i tifozëve të Milanit për Shevchenkon-besoj se kjo shërben edhe për të. Tani ka pak brazilianë te Milani i sotëm? Do të më pëlqente të shihja brazilianët në klubet më të mirë, do të doja t’i shihja te Milani’.
Ish futbollisti brazilian ishte i pranishëm në darkën me pronarin e Milanit Gerry Cardinale në prag të ndeshjes derbi. ‘Fjalimi i tij ishte shumë i bukur. Dëshiron që të jetë protagonist në Itali dhe Evropë-vijoi Kaka-Ne na u desh një skuadër e fortë me futbollistë të mëdhenj. Nuk mjaftojnë lojtarët e mirë, por duhet të bëhesh edhe një ekip i vërtetë siç ndodhi me ne’.
Kujtimi më i bukur nga ndeshjet derbi për Kaka?
‘Ai i Ligës së Kampioneve kur fituam në çerekfinale në të dyja ndeshjet-u shpreh Kaka për Sky.
Në momentin e ceremonisë së Hall of Fame të Kaka, i gjithë stadiumi u dëgjua të këndonte në kor: ‘Erdhëm deri këtu, erdhëm deri këtu, për të parë Kaka të shënojë…’
Kaká, certe emozioni non passano mai. 🥹❤️🖤
#MilanInter #SerieAEnilive https://t.co/LL5Jg5ev0j
— Lega Serie A (@SerieA) October 31, 2026
Top Channel