Çifti këmben shtëpinë në Britani me ‘kështjellën’ e vjetër në Francë, që e gjejnë me gjysmë çmimi (fotot)

01/03/2023 17:11

Një çift në Britani që ishin të lodhur nga trafiku e zhurma, kanë këmbyer shtëpinë e tyre në Kent në lindje të Londrës me një gjysmë-kështjellë të vjetër franceze që e gjetën me gjysmën e çmimit të shtëpisë së tyre.

Heidi e Anthony Muir po zhgënjeheshin gjithnjë e më shumë me radhët e makinave që bllokonin rrugën deh me ndërtimet pranë shtëpisë së tyre në Kent.

Kështu që ata shitën për 600,000 paundë shtëpinë e tyre me katër dhoma gjumi për të blerë një shtëpi të vjetër rurale franceze për 370,000 paundë, bashkë me tokën rrethuese.

Vila me nëntë dhoma gjumi në Francën qendrore kishte qenë një pikë e rezistencës gjatë Luftës II Botërore dhe më pas ishte bombarduar nga gjermanët.

Tashmë 55 vjeçarja Heidi dhe Anthony, 53, kanë nisur jetën e tyre të re në vilën e shekullit të 19-të të quajtur Chez Jallot, ku kanë hapur dhe një biznes të vogël hotelerie.

Çifti që kanë tre fëmijë të rritur thonë se nuk kanë asnjë pendesë për zgjedhjen e tyre.

Heidi thotë: “Unë gjithmonë kisha shpresuar që një ditë të jetoj në Francë por nuk ma merrte mendja se mund të përfundonim këtu”.

“Kam jetuar gjithmonë në Kent me Anthony prej 30 vitesh”.

“Shtëpia ka qenë e gjyshes time prej viteve 1930-të, por vitin e kaluar vendosëm të vendoseshim në Francë”.

Heidi shtonte: “Ne po kërkonim një shtëpi pushimi por më pas zgjeruam gamën e kërkimit për një shtëpi të përhershme. Këtë shtëpi Chez Jallot, e kishim parë në dokumentarin Grand Designs në vitin 2004 dhe admironim pronarët e saj të mëparshëm Doug e Deni Ibbs.

Heidi shton se mijëra shtëpi të reja po ndërtoheshin në zonë e tyre në Kent dhe kjo do të përkeqësojë trafikun.

“Mijëra shtëpi të reja po ndërtoheshin në zonën tonë në Kent, jo qindra por mijëra, dhe sistemi i rrugëve vetëm do të përkeqësohet”.

Tashmë fëmijët e çiftit – 25-vjeçari Bronwyn, 22-vjeçari Ewan e Toby, 21 – janë larguar nga shtëpia duek qëndruar ne Britani, dhe ata kanë mbetur vetëm me qentë Poppy e Coco.

Çifti Muirs tashmë japin me qera suita ne shtëpinë e tyre të re per 450 euro nata, ku përfshihet mëngjesi dhe darka me dy kurse dhe verë.

Vila është shfaqur në disa dokumentare të rrjetit britanik Channel 4 ku thuhet se është ndërtuar në vitet 1870, kur Monsieur Jallot u kthye nga Parisi drejt fshatit.

Gjatë Luftës së II Botërore vila Chez Jallot shërbente si një pikë rezistence dhe në verën e vitit 1944, trupat gjermane e kontrolluan atë dhe e dogjën.

E tillë kishte mbetur ajo prej më shumë se 70 vjetësh para se të blihej nga Doug e Deni Ibbs në vitin 2004 duke e rindërtuar nga ajo çka kishte mbetur.

Heidi shtonte: “Ishin vetëm katër muret sepse shtëpia ishte djegur por çifti Ibbs e rindërtuan, kështu që punën më të vështirë për ne, e kishin bërë ata.

Heidi kishte humbur vendin e saj të punës në Britani në 2021, ndërsa çiklisti Anthony, la punën e tij në parkun e çiklizmit në Gravesend, Kent, për të menaxhuar hostelin në Francë me gruan e tij, shkruan Daily Mail.

Çifti pranojnë se ka vështirësi pasi jetojne pa fëmijët e tyre, por ngushëllohen me faktin që janë vetëm një orë larg aeroportit të Limoges, që ka disa linja fluturimi me Britaninë.

“Stili i jetesës këtu në Francë është ndryshe nga ai në Britani. Francezët bëjnë pushimin e drekës nga mesdita deri në ora dy dhe për ne është e vështirë të mësohemi. Gjithsesi këtu është shumë qetësi dhe vendi njihet për turistët e shëtitjeve në natyrë. Ishte një vendim i rëndësishëm për të cilin nuk pendohemi”, shton gruaja.

FOTO GALERI
6/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA