Video/ “Turp…”, protestuesit shkruajnë muret e Ministrisë së Arsimit, hedhin tulla drejt xhamave, tensione gjatë protestës

13/10/2026 15:30

Protesta para Ministrisë së Arsimit u shoqërua me tensione, pasi protestuesit shkruan fjalën “Turp…” në muret e institucionit dhe hodhën tulla në drejtim të xhamave të godinës.

Gjatë tubimit, studentët shkulën gjithashtu kangjellat e trotuarit.

Studentët kanë mbajtur këtë të martë protestën e thirrur përpara Ministrisë së Arsimit.

Tensionet nuk kanë munguar, me protestuesit që menjëherë kanë nisur të gjuajnë me vezë dhe të ngjyrosin me sprej muret e godinës.

Por kjo nuk ishte gjithçka, menjëherë ata kanë shkulur kangjellat e hekurta që ndodheshin në trotuar dhe tullat, duke i hedhur në drejtim të godinës dhe duke thyer xhamat e dritareve. Më pas ata u futën brenda rrethimit të godinës, teksa kanë bërë thirrje “Digje, digje”…

 

Top Channel