Ter Stegen shpalos objektivat: Dua të luaj në Europianin e shtëpisë

28/02/2023 19:52

Pas shumë vitesh si rezervë e Manuel Neuer, Marc-Andre Ter Stegen është gati të marrë numrin një të Gjermanisë.

Është ky objektivi i gardianit të katalanasve para Europianit të vitit 2024 që zhvillohet në Gjermani. Në një intervistë për Kicker, Ter Stegen theksoi se është maturuar në vitet e fundit ndërsa nuk ngurroi t’i uronte edhe shërim të shpejtë rivalit të tij, Neuer.

“Në vitet e fundit mendoj se paraqitjet e mia kanë qenë në nivele të larta, jam maturuar edhe në kombëtare e ndihem gati për hapin e radhës. Objkektivi im është të jem numri një i kombëtares, përveç se i Barcelonës.

Do të bëj gjithçka është e mundur për t’i ofruar maksimumin e nivelit tim skuadrës së Barçës dhe kombëtares. Në muajin mars do të takohem me trajnerin Flick dhe stafin e tij dhe më pas do të jetë ai që do të marrë vendimin se kush do të jetë numri një tek Gjermania. Mendoj se duhet të ketë disa ndryshime.

Dua të luaj në Euro 2024, është Europiani i shtëpisë. Unë dua të ndihem një lojtar i rëndësishëm për kombëtaren. Neuer? I uroj më të mirën, shpresoj që të ketë një rikuperim të mbarë dhe të shpejtë. Është një portier i madh, i ma dërguar mesazh pas aksidentit pasi kam respekt për atë”, u shpreh Ter Stegen.

Top Channel