Një ekspozitë e re u çel në burgun e sigurisë se lartë të Spaçit.
Kamp i punës së detyruar, ku kanë shpenzuar jetën e tyre mijëra të persekutuar shqiptarë, me gjithë gjendjen e degraduar nga koha dhe harresa, Spaçi ngelet ndër emblemat e mizorisë së diktaturës komuniste shqiptare por edhe të qëndresës ndaj saj.
Në kuadër të ditëve të kujtesës artifakte, instalacione, kujtime, sende, dokumente por dhe rrëfime të cilat tregojnë historinë e një institucioni vjen në ekspozitën e quajtur “Fraktura”.
Ekspozita thekson dallimin thelbësor midis vendeve të Kujtesës dhe përfaqësimit të tyre.
Ajo heton çfarë Fatos Lubonja cilëson si “nacional-komunizmi shqiptar” – ekzistenca e një sistemi ideologjik bazuar mbi dhunën por edhe mbi asimilimin kulturor.
Ekspozita kurohet nga Fatos Lubonja dhe Ardian Isufi. Qëllimi i tyre është të tregojnë se frakturat e krijuara prej ideologjive nuk mund kurrsesi të anashkalohen, në të kundërt, duhet patjetër të analizohen me një shpirt kritik dhe kështu, të riparohen.
Top Channel