“Kryqi i fjalës” dhe liria/ Romani i Arben Çejkut sjell dramën shqiptare dhe kujtesën historike

11/06/2026 12:36

Saga e një familjeje shqiptare që kalon nëpër sprova të mëdha ekzistenciale është në qendër të romanit të sapopublikuar të diplomatit dhe shkrimtarit Arben Çejku, “Kryqi i fjalës”.

Romani nderon figurën e nënës dhe përkujton dënimet për lirinë e besimit dhe fjalën e lirë.

Gjithmonë jam përpjekur t’i jap kuptim disa gjërave në këndvështrimin e asaj që ne e quajmë liri. Ky roman është produkt i mirëfilltë fantazie, por i mbështetur në një sfond historik të dramës shqiptare 80-vjeçare. Personazhet janë rastësorë, por në thelb libri është produkt i një realiteti shqiptar“, u shpreh autori.

Protagonistja e veprës, Moma Liza, na thotë se baza e një shoqërie dhe një kombi është familja dhe shtylla kryesore e saj është nëna.

Nënë Lizë mishëron forcën e gruas shqiptare, sakrificën dhe dashurinë e pakushtëzuar për familjen“, tha botuesja Elda Vera.

Titulli i romanit mbart një simbolikë të fuqishme, lidhet me dënimi vuajtjen dhe salf e njeri për fjalën e lirë dhe lirinë e besimit.

“Të mbrosh të vërtetën shpesh ka qenë një kryq që njerëzit e ndershëm është dashur ta mbajnë supe. Autori e krijon këtë linjë me një ndjeshmëri të lartë duke krijuar një urë mes të shkuarës së dhimbshme dhe të tashmes, ku fjala po e humb peshën e saj”, theksoi redaktorja e veprës, Monika Stafa.

Në fund, pasi perdja e dramës së familjes Oroshi ulet, romani shtron pyetjen: a është sot fjala realisht e lirë dhe a po kërcënohet ajo me metoda të tjera më të sofistikuara?

Unë e di që Kryqi i Fjalës flet për një vazhdimësi të thelbit shpirtëror, në kohë të errëta si komunizmi, në kohë të vakëta si tranzicioni, në kohë intrigash politike si këto që kemi jetuar, por nga të gjitha këto ka eksperiencë që shfaqet aty dhe unë i kam gjetur që në tre faqet e para të Benit”, vlerësoi Grida Duma.

Romani na fton të reflektojmë mbi çmimin e lirisë, mbi kujtesën historike dhe vlerat që na mbajnë të bashkuar.

Top Channel