Mos harroni çadrat, reshje shiu të herëpashershme në gjithë vendin, si parashikohet moti për këtë të mërkurë 100 vite më parë në Shqipëri është krijuar komuniteti mysliman shqiptar, një organizatë që i dha mëvetësinë sistemit të klerikëve. Në këtë përvjetor, drejtoria e arkivave organizoi një ekspozitë me faktet historike
Tashmë ka plot një shekull që është themeluar Komuniteti Mysliman i Shqipërise.
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në bashkëpunim me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë dhe me Bashkinë e Tiranës, ka prezantuar një ekspozitë dokumentare dhe fotografike në kuadrin e 100-vjetorit të Kongresit që kurorëzoi përpjekjet e myslimanëve për mëvetësi.
Në vitin 1923, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë shpalli mëvetësinë dhe u themelua si institucion i pavarur në organizimin e të gjithë veprimtarisë së tij. Ka qenë një shekull plot me sfida, si në fillimet e të funksionuarit si të pavarur, po ashtu edhe në periudhat e mëvonshme. Dëshmitë historike që tregon kjo ekspozitë, flasin për këtë histori të lavdishme të Komunitetit
Mëvetësia e Komunitetit Musliman të Shqipërisë është një moment kulmor në historinë e shtet ndërtimit.
Mëvetësimi i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, ashtu sikurse mëvetësimi i komuniteteve të tjera fetare në vend, u bë në momente kyçe të shtetndërtimit tonë, duke krijuar një shoqëri me tolerancë fetare me baza atdhetare.
Me rastin e këtij viti jubilar për Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, DPA-ja shpalosi informacione lidhur me mbajtjen e Kongresit të parë Mysliman Shqiptar, foto të anëtarëve pjesëmarrës, dokumente mbi vendimet e marra, të dhëna rreth detyrave të anëtarëve të Këshillit të Naltë dhe të Myftiut të Përgjithshëm, H. Vehbi Dibra etj
Top Channel