Almeria në avantazh përballë Barcelonës. Sfida është zhbllokuar në minutën e 24’.

El Bilal Toure mori një top nga Luis Suarez, doli i vetëm përballë gjermanit Ter Stegen dhe tundi rrjetën kundërshtare me një goditje potente.

Avantazh tepër i rëndësishëm për Almerian, që kërkon pikë për objektivin mbijetesë. Ky ishte goli i gjashtë sezonal në La Liga për sulmuesin nga Mali.

Ndërkohë, tani pritet reagimi i skuadrës së Xavit, që do tentojë me çdo kusht evitimin e humbjes në këtë transfertë të komplikuar.

Top Channel