Fundi i aventurës me Juventusin? Zhegrova jashtë listës së UEFA-s, ylli i Kosovës drejt Arabisë Saudite 04/09 10:48
Adrion Pajaziti luan si mesfushor, ka lindur në Londër dhe është rritur në akademinë e Fulhamit.
Skuadra londinez këtë sezon u rikthye në Premier League dhe po zhvillon një kampionat fantastik.
20-vjeçari ka luajtur me Kosovën U21, ndërkohë që prej shtatorit të vitit të kaluar është pjesë e Shqipërisë U21. Pajaziti numëron tri ndeshje dhe tre gola me kuqezinjtë.
Drejtuesit e Fulhamit kanë arritur një akord me homologët e Haugesund për huazimin e Pajazitit në elitën e futbollit norvegjez.
Në marrëveshjen mes klubeve është përfshirë edhe klauzola e blerjes së kartonit të Pajazitit nga drejtuesit e Haugesund. Sezoni i ri në Norvegji fillon më 4 mars.

Top Channel