Everton dhe Newcastle “blindojnë” titullarët, rinovon portieri dhe mesfushori

24/02/2023 16:16

Ditë rinovimesh në Premier League.

Ashtu sikurse pritej, Everton ka nënshkruar me portierin Jordan Pickford. Klubi anglez doli me njoftim dhe bëri me dije se e kanë zgjatur bashkëpunimin deri më 30 qershor të vitit 2027.

Mbrojtësi i katërkëndëshit deklaroi për faqen e klubit që është shumë i lumtur për rinovimin dhe se synon të jetë një nga portierët më të mirë në historinë e klubit.

Rinovim të rëndësishëm ka bërë edhe Newcastsle. “Qymyrxhinjtë” “blinduan” Miguel Almiron për 3.5 vite, pas sezonit fantastik që po bën. Fantazisti ka shënuar dhjetë gola në Premier League këtë sezon.

Top Channel