“Ka ADN-në tonë”, Baseli rinovon kontratën me Taulant Xhakën

23/02/2023 22:43

Taulant Xhaka ka rinovuar kontratën me Baselin. Njoftimi ka ardhur pak minuta përpara fillimit të sfidës Basel-Trabzonspor, ndeshja e kthimit e raundit të 1/16-ve në Conference League.

Ish-mesfushori i kombëtares shqiptare, është pjesë e klubit zviceran prej verës së vitit 2013. 31-vjeçari dardan ka firmosur kontratën e re deri në vitin 2027.

NJOFTIMI I BASELIT

Jemi shumë të lumtur të njoftojmë se Taulanti, i cili mban ADN-në e Baselit si askush tjetër, do të qëndrojë me ne edhe katër vite të tjera”.

Xhaka ka veshur 30 herë fanellën e kombëtares shqiptare. Ai po luan si titullar përballë Trabzonsporit.

Turqit fituan 1-0 në shtëpi. Ndërkohë, pjesa e parë e duelit që po luhet në “St. Jakob-Park”, u mbyll 1-0 për Baselin (Amdouni).

Top Channel