Kryetari i Partisë Socialiste Sali Berisha, teksa ka ngritur aludimet se zotëron një video erotike të ish-zyrtarit të FBI-së në clubet e Tiranës, është shprehur se këtë video do ta dorëzojë në Gjykatë.
Ai u shpreh se fakti që deputetet dhe ministret reaguan aq fuqishëm në lidhje me këtë situatë, e bën atë të hetojë më shumë në lidhje me këtë video, të cilën nuk do e bëje publike, pasi sipas tij kjo është një skemë e Ramës për të hequr vëmendjen nga çështja e nxehtë e “McGonigal”.
“Edi Rama kishte bindur zonjat e Partisë Socialiste në Parlament se akuzat e mia nuk kishin në epiqendër Edi Ramën por disa afera në klabet e Tiranës. Por kishte turp më të madh se deklaratat që I kam bërë në konferencë shtypi ku ishte secila prej tyre e akuzuar. Çdo të dhënë e do e dorëzoj. Nuk keni parë kurrë nga unë asnjë video apo foto të karakterit erotik, në këtë rast fakti që reaguan kaq fuqishëm këto zonja më bën mua të hetoj në çdo drejtim. Po të mos kisha fakte nuk do të bëja deklaratë. Ky reagim i zonjave socialiste më bën mua, se ça ishte kjo, dihet miza pas veshi, do e hetoj dhjetë herë më shumë për ti shkruar në fund kësaj piste. Problemi kryesor është Edi Rama jo ngjarjet në pubet e Tiranës. Jam shumë i kënaqur dhe jam hero I vërtetë. Ne jemi paqësor, por kjo që dëgjuam sonte është për Guinnes more, ako është zonjë nënë e grua, si mund të bëje një deklaratë të tillë që unë kam bërë për mikun e Edi Ramës, Rama do që të kalohet në skandal erotic por kjo nuk do të ndodhë, ai do ta paraqesë atë si një turist seksi por kjo nuk do të ndodhë.”– tha Berisha
Top Channel