Një bombë e kohës së Luftës II Botërore ka shpërthyer dje në qytetin anglez të Great Yarmouth teksa punonjësit përpiqeshin ta çmontonin, njoftonte policia.
Mjeti shpërthyes u zbulua të enjten nën një urë të lumit me të njëjtin emër të qytetit, teksa dje policia publikoi pamjet e asaj që quante “shpërthim i paplanifikuar” i aparatit të zbuluar.
Nuk raportohej për të plagosur por policia tha se bashkë me njësi xheniere të ushtrisë po qëndronin në gatishmëri.
Ata shtonin se specialistët “po e prisnin bombën me një teknikë që shkaktonte djegjen e ngadaltë të eksplozivëve të saj”.
The unexploded bomb in #GreatYarmouth detonated earlier during work to disarm it. Our drone captured the moment. We can confirm that no one was injured. Public safety has been at the heart of our decision making all the way through this operation, which we know has been lengthy. pic.twitter.com/9SaeYmHkrb
— Norfolk Police (@NorfolkPolice) February 10, 2023
Por papritur kishte ndodhur shpërthimi, pamjet e të cilit u regjistruan me anë të një droni.
Kreu i policisë së Norfolk, Nick Davison tha mes të tjerash në një deklaratë:
“Kjo ishte faza e fundit e një operacioni delikat që shkaktoi trazira në qytet, por shpresojmë të zgjidhet së shpejti, sa i përket bllokimit të trafikut”.
Top Channel