Dhunohet në burgun e Reçit Sokol Sanxhaktari, ofendoi gardianët dhe Safet Bajrin
Nëntë persona kanë rezultuar pozitivë me COVID19 gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë kryer 332 testime, nga të cilët 9 qytetarë kanë rezultuar pozitivë (6 në Tiranë, 2 në Durrës dhe 1 në Sarandë).
Gjithsej në venin tonë mbeten 128 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 3 pacientë, ndërsa nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 2 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,597 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 11 Shkurt 2023)
Raste të reja ditore 9
Të shëruar në 24 orë 2
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 332
Testime totale 2,034,631
Raste pozitive 333,321
Raste të shëruara 329,597
Raste Aktive 128
Humbje jete 3,596
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 106
Fier 6
Shkodër. 5
Durrës. 5
Berat. 2
Vlorë 2
Lezhë. 1
Gjirokastër. 1
Top Channel