“Lojtarët janë mbingarkuar”, Ten Hag në alarm para ndeshjeve vendimtare

10/02/2023 21:42

Manchester United është në një pikë vendimtare të sezonit teksa dy ndeshjet e radhës janë ato ndaj Leeds United në kampionat dhe ndaj Barcelonës në Europa League.

Por, në një fazë vendimtare, trajneri Erik ten Hag nuk ka fatin me vete duke qenë se disa prej lojtarëve kryesorë të ekipit vuajnë problemet fizike.

Vetë trajneri holandez e pranon se për dy ndeshjet e radhës nuk mund të mbështetet tek shërbimet e Antony, Scott McTominay dhe Anthony Martial ndërsa me probleme janë edhe Eriksen, Van De Beek, Wan-Bissaka.

“Kemi edhe disa ditë para përballjeve me Leeds dhe Barcelonën por mendoj se Antony, McTominay dhe Martial nuk mund të jenë gati. Është një sezon pak i vështirë padyshim në këtë aspekt, mos harrojmë se në mes ishte edhe Kupa e Botës.

Kam përshtypjen se ngarkesa tek lojtarët ishte shumë e madhe, por nëse luan në nivele të larta atëherë edhe dëmtimet e problemet fizike janë të pritshme. Për mua është diçka normale”, u shpreh Ten Hag.

Top Channel