Tërmeti vdekjeprurës/ Federata Turke: Dy klube lajmëruan largimin!

09/02/2023 21:01

Presidenti i Federatës Turke të Futbollit, Mehmet Buyukekşi, gjatë konferencës së sotme për shtyp ka bërë të ditur disa vendime të rëndësishme.

Ne kishim vendosur ta shtynim kalendarin për vetëm një javë, por dhimbja jonë është e madhe, prandaj kampionati do të rifillojë më 3 mars”.

Ndërsa më tej ai bëri me dije që pas klubit të Hatayspor, ka njoftuar tërheqjen edhe Gaziantep, skuadra e qytetit më të prekur, e me numrin më të lartë të viktimave në Turqi.

“Klubi Hatayspor dërgoi një letër sot, na njoftuan se nuk duan të luajnë më ndeshje këtë sezon, nëse edhe Gaziantep vendos përfundimisht të tërhiqet nga liga, ne do të vazhdojmë me 17 ekipe, me kusht që të drejtat nga këto dy klube mbeten të paprekura.”-tha ai.

Top Channel