25/11 10:40
Këto ditë kur temperaturat në Shkodër kanë mbërritur deri në -3 gradë Celsius, shtëpia e Bledar Lezhës, e përmbytur dy herë gjatë muajve nëntor dhe dhjetor, është po aq e ftohtë sa jashtë.
Shenjat e vërshimit të ujërave janë kudo në mure dhe orendi shtëpiake ndërsa kudo mbizotëron lagështira.
Ai tregon se askush nuk ka ardhur për verifikim e dëmeve.
Gjatë këtyre ditëve, paratë e përfituara nga kempi i kryefamiljarit kanë shkuar për ilaçe për 5 anëtarët e familjes së sëmurë.
Familja kërkon vetëm ndihmë për rikonstruksionin e banesës nga dëmet e përmbytjeve.
Top Channel