Detektivët në Britani po hetojnë atë që duket si një “vrasje-vetëvrasje” e drejtoreshës së një kolegji privat ku kushtonte më shumë se 40 000 paundë viti në Britani, pasi drejtoresha e parë femër e Epsom College u gjet e vdekur bashkë me bashkëshortin dhe bijën e tyre të vogël.
Trupat e 45 vjeçares Emma Pattison, bashkëshortit George, 39 vjeç, dhe bijës shtatë-vjeçare Lettie, u gjetën në shtëpinë e tyre brenda ambjenteve të shkollës prestigjoze në Surrey në jug të Londrës.
Shërbimet e emegjerncës u thirrën nga stafi që kishte dëgjuar dy të shtëna arme mëngjesin e djeshëm.
Zonja Pattison kishte marrë drejtimin e shkollës prestigjoze vitin e kaluar dhe besohej se ishte e emocionuar për rolin e ri si drejtuesja e parë femër e saj.
Shkolla mban një pushkë pak larg nga rezidenca e drejtoreshës por policia tha se arma nuk ishte pjesë e hetimeve.
Rezidenca e zonjës Pattison është e rrethuar nga banesat e disa mësueve të tjerë të shkollës së shekullit të 19-të, të cilat po kontrolloheshin dje të gjitha nga policia.
Familja kishte blerë gjithashtu një shtëpi në Caterham, Surrey, për më shumë se 1.5milionë paundë.
Fqinjët e saj në Caterham thonin se nuk e besonin tragjedinë dhe se nuk e dinin çfarë mund të kishte ndodhur.
Një prej tyre tha për të përditshmen vendase ‘Telegraph’: “I shikoja ata duke luajtur në kopsht, e bija u bënte gjithnjë pyetje dhe dukej e lumtur, ishte një vajzë shumë kurioze”.
Policia tha se ende nuk njihen motivet e tragjedisë, ndërsa qeni i familjes Bella, ishte lënë nën kujdesin e të afërmve.
Epsom College ka më shmë se 850 nxënës nga 11 deri në 18 vjeç, dhe në 2022 ishte shpallur shkolla e vitit nga gazetarët e rrjetit BBC, Jeremy Vine e Nicholas Witchell që kanë qenë ish-nxënës të saj.
Top Channel