Fondacioni Friedrich Ebert dhe Instituti Evropian për Paqe kanë prezantuar një draft – statut për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Sipas këtij drafti, Asocacioni do jetë një entitet juridik në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Megjithatë, drafti i mundëson bashkësisë të ketë simbolet veta, si flamurin e stemën.

Ndërkohë që statuti i hartuar nga FES i jep Asociacionit të drejtën të ushtrojë sovranitet të plotë në qeverisjen e ekonominë lokale, arsim, shëndetësi e urbanizëm.

Po ashtu, edhe strukturën organizative të përbërë nga bordi, këshilli, kuvendi, nënkryetari e kryetari. Prezantimi i statutit korrespondon me takimin e thirrur për të martën nga ambasadori i shteteve të bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier për të diskutuar për asociacionin.

Hovenier ka ftuar partitë politike, organizatat qeveritare dhe krerët institucional. Opozita është pajtuar të marrë pjesë në këtë diskutim edhe pse ka kritika për Qeverinë e Albin Kurtit, por që sipas pushtetit asociacioni nuk themelohet nga dikush tjetër.

Themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është marrëveshje e nënshkruar në 2013-ën e pastaj e detajizuar në 2015-ën, por që është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA