Dita e 25-të e tubimit, qytetarët kërkojnë përshkallëzim, marshojnë nëpër kryeqytet pas qëndrimit disa orë para Kryeministrisë

24/06/2026 22:56

U mbajt sot në Tiranë protesta qytetare, e cila vijon prej 25 ditësh, me thirrjet për ndryshimin e kastës politike.

Pavarësisht shiut, qytetarët u mblodhën edhe sot, me një grumbullim që nisi si çdo ditë në sheshin Skënderbej, e më pas marshuan drejt Kryeministrisë.

Me thirrje me megafon, pankarta dhe fjalime në podium, qytetarët kanë kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe një qeveri teknike për jo më pak se 12 muaj.

Ata kanë deklaruar se kjo protestë mund të përshkallëzohet dhe të shkojë deri në bllokimin e institucioneve.

Pas disa orësh para Kryeministrisë, ata kanë nisur marshimin nëpër akset kryesore të Tiranës, duke vijuar me thirrje kundër qeverisë dhe opozitës.

Top Channel