Ballkani mbetet ‘në emergjencë’, Trump zgjat afatin e urdhrit të Joe Biden për korrupsionin/ Zbulohet dokumenti
Në qytetin e Nju Jorkut, me vendim të Këshillit Bashkiak, është nderuar me titullin “Qytetar Nderi”, ish-kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, në një ceremoni të veçantë të zhvilluar në kuadër të festimeve për Ditën e Shtetësisë së Malit të Zi.
Vendimi u mbështet nga disa përfaqësues të Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut, përfshirë David M. Carr (Brooklyn), Kamillah M. Hanks (Staten Island), Christopher Marte (Manhattan), Frank Morano (Staten Island), Justin Sanchez (Bronx) dhe Phil Wong (Queens).
Më 23 qershor, në selinë e Parlamentit të Nju Jorkut u organizua një ceremoni solemne kushtuar shtetësisë së Malit të Zi, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve lokale, diasporës malazeze dhe komuniteteve të ndryshme.
Gjatë fjalës së tij, Abazoviç u shpreh se gjithë angazhimin e tij publik ia ka kushtuar ndërtimit të urave të bashkëpunimit mes popujve dhe identiteteve të ndryshme, duke theksuar rëndësinë e promovimit të vlerave universale dhe bashkëjetesës.
Ai shtoi se ndihet krenar për Malin e Zi dhe për diasporën e tij, e cila sipas tij kontribuon në mënyrë të rëndësishme në përfaqësimin pozitiv të vendit në botë.
“Pishtari le të digjet përjetësisht mbi Statujën e Lirisë në emër të të gjithë njerëzve të mirë që duan paqe dhe prosperitet, por edhe që mbrojnë drejtësinë dhe barazinë”, u shpreh Abazoviç, duke theksuar se Mali i Zi mund të ecë përpara me këto vlera.
Top Channel