Tërmeti katastrofik në Venezuelë, paralajmërohen deri në 100 mijë viktima
Autoritetet amerikane janë “të gatshme dhe të afta për të ndihmuar Venezuelën, e cila është goditur nga një tërmet i dyfishtë që ka shkaktuar shkatërrime të mëdha”, tha presidenti amerikan, Donald Trump të mërkurën në mbrëmje.
“Dy tërmetet e mëdha që sapo kanë goditur popullin e madh të Venezuelës, kanë shkaktuar një numër të tmerrshëm vdekjesh”, tha republikani në Truth Social.
The two major earthquakes that just hit the great people of Venezuela are both massive in scale and have left a devastating number of deaths. The U.S.A. stands ready, willing, and able to help! I have instructed all agencies of our government to get ready to move quickly. We will… pic.twitter.com/KdDxoLKCEA
— Commentary Donald J. Trump Truth Social Posts On X (@TrumpTruthOnX) June 25, 2026
“Shtetet e Bashkuara janë të gatshme dhe të afta për të ndihmuar!”, shtoi ai, duke siguruar se “ne do të qëndrojmë pranë miqve tanë të rinj dhe të shkëlqyer”.
Më parë, Zëvendës Sekretari i Shtetit i SHBA-së Christopher Landau siguroi nëpërmjet X se Uashingtoni është në “kontakt” me autoritetet dhe ata po “mobilizojnë ndihmë” për viktimat e tërmetit.
Top Channel