Si e futi në grackë policia Dani Alvesin me akuzën fillestare joserioze

24/01/2023 21:54

Arrestimi dhe burgosja e Dani Alvesit, i akuzuar se ka përdhunuar një të re në një klub nate të Barcelonës më 30 dhjetor, vazhdon të bëjë bujë, sidomos në Spanjë.

Gazeta spanjolle “El Correo” ka zbuluar strategjinë e ndjekur nga Policia Rajonale e Katalunjës për ta bërë futbollistin brazilian të kthehet në Spanjë për të dhënë deklaratën e tij.

Dani Alves, i cili ishte në Meksikë duke përmbushur kontratën që kishte nënshkruar me Pumas UNAM (ekipi meksikan e ndërpreu marrëveshjen pas arrestimit), arriti një marrëveshje me avokaten e tij, Miraida Puente Wilson dhe Policinë e Katalunjës për të fluturuar vullnetarisht drejt Barcelonës.

Sipas informacioneve të publikuara nga “El Correo”, autoritet pranojnë se sipas marrëveshjës Dani Alves do të të vihej vullnetarisht në dispozicion të policisë.
Burime të hetimit, megjithatë, kanë saktësuar se deri në atë moment, akuzat dhe provat ndaj futbollistit nuk ishin “shitur” si serioze, për ta bërë brazilianin të fluturonte vullnetarisht nga Meksika. Atij nuk ia kishin treguar provat që dispononin dhe dëshmitë që e inkriminojnë.

Në deklaratën e Alvesit para gjyqtarit, lojtari pranoi, sipas rrjetit TV3, se ishte në atë diskotekë, por ai pohoi se ishte vetëm për një periudhë të shkurtër kohore dhe ai mohon sulmin seksual. Një histori, që, sipas autoriteteve, është në kontradiktë me provat e mbledhura nga Policia.

Dani Alves ka dhënë tri versione të ndryshme: fillimisht ka thënë se nuk e njeh vajzën që dyshohet se ka sulmuar seksualisht, më pas ka komentuar se e ka pare, por nuk ka ndodhur asgjë, dhe në fund ka pohuar se ka qenë ajo që u hodh mbi të.

Top Channel