Harry Kane sinjal për të ardhmen: Kohët e fundit nuk kam biseduar me klubin!

24/01/2023 17:41

Harry Kane mbetet një nga sulmuesit më të kërkuar sa i takon merkatos së verës.

Për futbollistin 29-vjeçar ka kërkesa nga klubet e Premier League (Manchester United po këmbëngul më së shumti), por edhe nga jashtë Anglisë është përfolur shpeshherë për një interesim nga ana e Bayern Munich.

Gjithsesi, për momentin vetë Harry Kane shprehet se mund edhe të rinovojë me Tottenham duke qenë se objektivi i tij është të fitojë trofe me londinezët.

“Të jem i sinqertë kohët e fundit nuk është se kemi biseduar shumë me klubin sa i përket rinovimit të kontratës. Jam i sigurt se në muajt e ardhshëm do të rinisin bisedimet, unë aktualisht jam totalisht i përqendruar te fusha dhe po mundohem të bëj më të mirën për skuadrën dhe veten.

Kemi ende shumë objektiva që mund t’i arrijmë, duhet të vijojmë rrugëtimin në Champions League, të kualifikohemi në Champions sezonin e ardhshëm nëpërmjet kampionati ndërsa pas nuk mbetet edhe FA Cup. Ky është fokusi im për momentin.

E di mirë se do të ketë thashetheme dhe spekulime për të ardhmen por unë mbetet i fokusuar te objektivat. Dua të fitoj trofe me Tottenham dhe ky mbetet objektivi im prej ditës së parë me Spurs. Kemi një skuadër dhe trajner fantastik ndaj nuk ka asnjë arsye pse të mos jemi të suksesshëm, duhet të presim majin për të parë se çfarë kemi arritur”, u shpreh Harry Kane.

Top Channel